Prej shtatë muajsh Rusia ndodhet në luftë me Ukrainën, e kjo duket që ka rrezikuar të gjithë botën të futet në një krizë.
Evropa kërcënohet për një dimër mjaft të vështirë, për shkak të krizës energjitike dhe rritjes së çmimeve.
A do të jetë ky dimri më i ashpër i Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore?
Kjo është pyetja që parashtrojnë 3 nga autorët në gazetën “New York Times”. Konkretisht, Roger Cohen, Steven Erlanger, Apostolos Doxiadis dhe Alexis Papachelas do të analizojnë gjerësisht sfidat bashkëkohore me të cilat përballet Evropa, në një diskutim të moderuar nga gazetarja e gazetës “I Kathimerini” Iliana Magra.