-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Conte mohon zërat për një rikthim te Juventusi

Kryesoret

Prej disa ditësh në mediat angleze kanë qarkulluar lajme për një rikthim të mundshëm të Antionio Contes në stolin e Juventusit.

Rezultatet e dobëta të bardhezinjve kanë bërë që menjëherë të diskutohet për pasardhësin e Massimiliano Allegrit në klubin bardhezi, ku emri më i përmendur është ai i trajnerit aktual të Tottenham.

Kjo ka shqetësuar jo pak teknikun 53-vjeçar i cili I ka hedhur poshtë të gjitha zërat për një transferim të mundshëm në Torino.

Në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të derbit ndaj Arsenalit, ai ka theksuar se nuk e mendon rikthimin në klubin Italian dhe fokusi i tij është vetëm Tottenham.

“Mendoj se disa zëra janë mungesë respekti ndaj trajnerit aktual të Juventusit dhe ndaj meje, pasi punoj për Totenhemin.

Sezoni sapo ka filluar, jam shprehur shumë herë rreth këtij argumenti. Ka disa kontrata që janë firmosur, nuk dua të dëgjoj më të flitet për këtë histori.

E përsëris që këtu ndjehem mirë, jam i lumtur te Totenhemi. Kemi gjithë sezonin për të gjetur zgjidhjen më të mirë për klubin dhe për mua”, deklaroi italiani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit