-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas Polonisë dhe Baltikut edhe Finlanda mbyll kufijtë për turistët rusë

Kryesoret

Që nga 30 shtatori, shtetasit rusë me viza turistike nuk do të mund të hyjnë në Finlandë.

Kështu, ky shtet i bashkohet Polonisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, të cilat që nga 19 shtatori mbyllën kufijtë e tyre për shumicën e qytetarëve rusë.

Shtetasit rusë me vizë Shengen, të cilët duan të lëvizin për qëllime turizmi, biznesi, sporti ose arsye kulturore nuk do të mund të hyjnë në territoret e këtyre vendeve.

Shtetet që ndajnë kufirin me Rusinë – vendet baltike, Polonia dhe Finlanda – kanë bërë thirrje të parat për masa kufizuese në vizat turistike për rusët.

Këto ndalime vijnë si pjesë e shumë sanksioneve të ndërmarrë kundër Rusisë, në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, i cili nisi në shkurt.

Ministri i Jashtëm, Pekka Haavisto, tha se vendimi synon të parandalojë plotësisht turizmin rus në Finlandë dhe rrugën transit përmes Finlandës.

Qeveria e arsyetoi vendimin duke përmendur shqetësimet e sigurisë në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë, referendumet “ilegale” të organizuara nga Rusia në katër rajone të Ukrainës, dhe atë që tha se ishte sabotim për dëmet e pësuara nga tubacionet Rrjedha Veriore në Detin Baltik.

Finlanda veçse e kishte ulur numrin e vizave të lëshuara për qytetarët rusë në një të dhjetën e numrit të zakonshëm, para luftës, në shenjë solidariteti me Ukrainën.

Por deri në këtë vendim ajo ishte një nga rrugët e fundit tokësore lehtësisht të qasshme për në Evropë për turistët rusë drejt zonës Shengen.

Më 31 gusht, BE pezulloi marrëveshjen për viza me Rusinë si një “hap i parë i domosdoshëm”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit