-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fotot e Beker dhe ‘97-ta/ Berisha: Kim falsifikoi dy herë historinë, pres të kërkojë falje

Kryesoret

Rikthehet “lufta” e Sali Berishës me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë. Sot kryetari i PD-së e akuzoi diplomaten Yuri Kim për falsifikim në dy raste. Rasti i parë tha ish-kryeministri lidhet me heqje fotografish.

Nuk e tha konkretisht, por duket se referenca shkon pak muaj më parë kur ambasada në disa foto që postoi e hoqi Sali Berishën në momentin që James Baker erdhi në Shqipëri në 22 qershorin e vitit 1991 dhe mbajti fjalim në sheshin Skënderbej.

Rasti i dytë lidhet me ngjarjet e 1997. Mbrëmë Yuri Kim tha se në momentet e trazirave, u ndërprenë marrëdhëniet mes dy vendeve. Por Sali Berisha tha se kjo nuk është e vërtetë, por manipulim i historisë.

Në mënyrë të përsëritur ka falsifikuar historinë me heqje fotografish me këto dhe ato, që shqiptarët i njohin nga e shkuara. Dhe nuk duhet të rikthehen gjëra të tilla. Ajo që më duket e paafat dhe qesharake ishte paralelizmi i ndërprerjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA-së, së vitit ’46 me vitin ’97.

Në ’46 u ndërprenë zyrtarisht nga qeveria e SHBA, por edhe e Tiranës sepse në Tiranë u vendos diktaturë komuniste. Rivendosjen SHBA e përdorën për vendosjen e pluralizmit në Shqipëri dhe nuk rivendosën marrëdhëniet me Ramiz Alinë gjerësa u themelua PD dhe në 15 mars ishte i pranishëm delegacioni i përbërë nga unë dhe Gramoz Pashko.

Po ’97? Ka lexuar dikush ndonjë komunikatë që SHBA ndërprenë marrëdhëniet? Kjo tejkalon edhe fantazitë. Ka pasur një kaos. Ku disa diplomatë mund të jenë larguar disa ditë nga pasiguria por nuk ka një deklaratë tërheqje dhe rivendosje.

Atëherë një ambasadore u largua në mes të detyrës dhe një ambasador erdhi. Një ish-këshilltar i tre presidentëve të SHBA-së, Regan, Bush dhe Clinton, një mik i shqiptarëve dhe Berishës. Të bësh analogji se të leverdis për luftë politike tregon dobësi në histori për të mos thënë të tjera” tha ai.  

Ambasadorja tha mbrëmë se nuk takon persona non grata, por Berisha u shpreh, se është ai që nuk do të pranonte kurrë një takim nëse Kim nuk do të kërkonte falje.

Duhet të kërkojë ndjesë publike, të mësojë, por jashtë gabimit nuk del askush, të kërkojë ndjesë njëherë që u kujtoi barin demokratëve dhe pastaj të tjerat diskutohen” tha ai.

Yuri Kim u shpreh se njeh për kryetar të PD-së, Enkelejd Alibeajn. “Ju kujtohet sa investoi ajo te Basha, kur unë deklaroja se ai ka dy dosje në shpinë. Ku është sot ai?

Tani ka gjetur, shpallur një tjetër. Nuk është se të gjitha këto më kanë dëmtuar. Sigurisht janë të padëshirueshme. Mendoj se kanë dëmtuar reputacionin e përfaqësuesit të vendit të madh” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit