Policia e Dibrës ka arrestuar një 40 vjeçar dhe po procedon penalisht 2 të tjerë pasi akuzohen se kanë marrë naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut dhe e kanë sjellë në Dibër.
Gjatë kontrolle intensive në ambiente të ndryshme dhe akse rrugore ku është konstatuar shtetasi F. G., duke drejtuar automjetin e tij, në të cilin është gjetur e fshehur një sasi nafte e dyshuar e kontrabanduar.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi F. G., transportonte naftë me automjetin e tij dhe e depozitonte në magazinën e shtetasit A.B., dhe ky i fundit merrej me shitjen e saj.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Black Gold”, evidentohet dhe goditet një rast i kontrabandimit të naftës.
️U kap duke transportuar me automjet, naftë e dyshuar kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, procedohet penalisht drejtuesi i automjetit. Vihet në pranga pronari i magazinës që depozitonte naftën me qëllim tregtimin e saj në vendin tonë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Dibër, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të ndryshme dhe akse rrugore ku është konstatuar shtetasi F. G., duke drejtuar automjetin e tij, në të cilin është gjetur e fshehur një sasi nafte e dyshuar e kontrabanduar.