Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha të shtunën se Evropa mbetet e vendosur të ruajë funksionimin e NATO-s dhe të punojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara, edhe pse situata e tensionuar me Iranin ka nxjerrë në pah disa dallime mes palëve.
Ai theksoi se prioriteti kryesor është uniteti i aleancës dhe bashkëpunimi për të siguruar stabilitetin dhe paqen në rajon.
“Ne jemi të gatshëm ta mbajmë gjallë këtë aleancë për të ardhmen. E dimë që ka disa dallime dhe sfida, por qëllimi ynë kryesor është t’i japim fund këtij konflikti dhe të sigurojmë që Irani të mos prodhojë armë bërthamore. Ky është një qëllim i përbashkët midis Amerikës dhe Evropës.”









