Duke filluar nga 22 shtatori, Qeveria e Kosovës ka proceduar për plotësimin e ndryshimit të Fondit të Sigurimeve Pensionale.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, iniciues i kësaj iniciative, tha se Qeveria duhet që të marrë vendim pro tërheqjes, duke marrë për bazë humbjet e Trusti për 7 muaj, që kalojnë mbi 1 milion euro.
Më tej ai tha se ka disa reagime të deputetëve të mazhorancës, të cilët janë deklaruar pro tërheqjes së 30% të Trustit.
“Javën e kaluar, më datën 22 shtator, është proceduar në Qeveri. Qeveria ka 30 ditë kohë të japë mendimin e saj për këtë projektligj, sepse është e njohur me problematikën dhe me faktin që Trusti ka humbur 1 milion euro për 7 muaj”.
“Ne kemi parë disa reagime të deputetëve të mazhorancës që janë deklaruar pro tërheqjes së Trustit, sepse qytetarët është më mirë të marrin disa nga mbetjet e tyre nga kursimet e tyre.
Po shpresojmë që pas iniciativës së qytetarëve tani më të zhveshën nga petku politik deputetët e mazhorancës dhe të votojnë pro interesave të qytetarëve për Trustin”, tha Haxhiu.
Mes të tjerash, deputeti Haxhiu tha se do të jetë zhgënjim i madh nëse mazhoranca nuk e voton Trustin.
Do të jetë zhgënjim i madh për qytetarët dhe do të jetë humbje e madhe e mjeteve të Trustit. Është absurde se si të lejohet humbja e Trustit në tregjet ndërkombëtare”, tha Haxhiu.