-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inflacioni në Gjermani në nivelin më të lartë që prej 70 vjetësh

Kryesoret

Inflacioni në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë që prej 70 vjetësh. Nxitur nga çmimet e energjisë dhe ushqimeve për konsumatorët rritja e çmimeve në shtator kundrejt të njëjtit muaj një vit më parë ishte 10,0 përqind, vuri në dukje Enti Federal i Statistikave. Në gusht rritja ishte 7,9 përqind.

Ekonomistët edhe në muajt e ardhshëm llogarisin me kuota rritjeje. Kuota inflacioni si aktualisht nuk ka pasur asnjëherë në Gjermaninë e ribashkuar.

Në landet perëndimore të federatës janë regjistruar rritje me dhjetë përqind në fillim të viteve 1950, megjithatë me kalimin e kohës metodologjia e matjes ka ndryshuar.

Energjia dhe ushqimet me çmime shumë të larta

Prej muajsh energjia dhe ushqimet janë faktorët që nxisin rritjen e çmimeve. Sulmi rus ndaj Ukrainës si dhe vështirësitë me furnizimet e kanë ashpërsuar situatën gjithësesi të tensionua

Në shtator energjia kushton 43,9 përqind më shumë se një vit më parë, ushqimet janë shtrenjtuar me 18,7 përqind.

Në raport me një muaj më pare në shtator çmimet u rritën me 1,9 përqind.

Në muajin gusht aboneja mujore e qarkullimit urban prej 9 eurosh si dhe masat lehtësuese të ndërmarra nga qeveria gjatë mujave të kaluar si p.sh. skontoja për karburantin e amortizuan disi situatën.

Afati për të dyja këto masa lehtësuese mbaroi në gusht. Qeveria po planifikon lehtësime të reja./ DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit