-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllja e “Mehmet Akif”, “Helsinki”: Të rishikohet vendimi

Kryesoret

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka nxjerr një deklaratë për mbylljen e Kolegjit Turk “Mehmet Akif Ersoy”.

Në deklaratë thuhet se procedurat e autoriteteve nuk përmbushin standardet e procesit të rregullt.

“Zbatimi i udhëzimit të mësipërm nuk rezulton të jetë zbatuar, përkundrazi është kaluar në masën më të ashpër dhe të pamotivuar, siç është edhe mbyllja e shkollës dhe mosdhënia e licencës së re.

KShH, duke patur parasysh ato që u thanë më lart, si dhe interesin që ka vazhdimi normal i shkollës (për 159 nxënëse), vlerëson se masa e mbylljes së shkollës është jo në përputhje me kërkesat e parashikuara në dispozitat e mësipërme ligjore, si dhe përbën një masë të nxituar, jo proporcionale dhe me pasoja të dëmshme.

KShH vlerëson se në rastin e mbylljes së këtij institucioni arsimor privat para universitar, nuk janë respektuar standardet e procesit të rregullt që kërkon neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në vendimin nr. 25, datë 10.05.2021 të Gjykatës Kushtetuese theksohet se e drejta për proces të rregullt ligjor nuk kufizohet vetëm në procesin gjyqësor, por përfshin edhe atë me karakter administrativ. Njohja paraprake e personit me faktet që e ngarkojnë atë me përgjegjësi, respektimi i së drejtës për t’u dëgjuar dhe mbrojtur, nëpërmjet dhënies së sqarimeve paraprake, ashtu dhe gjatë shqyrtimit të çështjes, janë disa nga elementet bazë që garantojnë të drejtën kushtetuese të cilitdo për proces të rregullt ligjor”, thuhet në deklaratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit