Djegia e gomave në zonën e Jalli të Nartës ka pushtuar qytetin me tym të zi.
Qyteti i Vlorës është pushtuar nga tymi kancerogjen që po shkakton panik te qytetarët.
Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe mund të kenë qenë banorët e zonës ata që i kanë vendosur flakën gomave të vjetra. Zjarrfikësja është nisur për në vendngjarje.