Tashmë grevistët në Kosovë, kanë hyrë në javën e 5-të të grevës. Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët , UNICEF, ka ka reaguar i shqetësuare për fillimin e viti të ri shkollor.
UNICEF ka thënë se duhet të vihet në plan të parë interesi i fëmijëve dhe që ata t’i kthehen mësimit sa më parë që është e mundur.
Sipas UNICEF, privimi i vazhdueshëm i të drejtës për arsimim mund të ketë pasoja serioze në arritjet arsimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve.
“Fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë tash e katër javë nuk kanë qasje në arsim.
UNICEF-I është thellësisht i shqetësuar me këtë vonesë në fillimin e vitit shkollor, veçanërisht në kohën kur të gjitha përpjekjet duhet të fokusohen në kompensimin e humbjeve të mësimit për shkak të pandemisë COVID-19.
Jemi duke e përjetuar një krizë globale në mësimnxënie, me gati dy të tretat e fëmijëve të moshës 10 vjeçare që nuk janë në gjendje ta lexojnë dhe kuptojnë një tekst të thjeshtë dhe privimi i vazhdueshëm i të drejtës për arsimim mund të ketë pasoja serioze në arritjet arsimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve.
Ne duhet ta vëmë në plan të parë interesin më të mirë të fëmijëve dhe të sigurohemi që mund t’I kthehen mësimit sa më parë që është e mundur.”, thuhet në reagimin e UNICEF.
Ndryshe, sot pritet që anëtarësia e Sindikatës se Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, të japë mendim për pezullimin e mundshëm të grevës në arsim.