Rusia vuri veton të premten ndaj një rezolute në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të dënonte aneksimin e pretenduar nga Rusia të katër rajoneve të Ukrainës pas të ashtuquajturave referendume për bashkimin me Federatën Ruse.
Referendumet janë hedhur poshtë botërisht si “një mashtrim” nga Ukraina dhe vendet perëndimore.
Rezoluta do të kishte denoncuar “organizimin e të ashtuquajturave referendume të paligjshme nga Rusia në rajonet brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës” dhe do të deklaronte se referendumet “nuk kanë vlefshmëri”.
Rezoluta gjithashtu do t’i kishte bërë thirrje Rusisë që “të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.