-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrjedhjet e gazit Nord Stream, imazhet satelitore zbulojnë shkallën e katastrofës

Kryesoret

Imazhet satelitore tregojnë shkallën më të lartë katastrofike të sasisve të mëdha të metanit që janë lëshuar nga shpërthimet e fundit në tubacionet e Nord Stream në Detin Baltik.

Megjithëse nuk kanë numra të saktë për rrjedhjen në tubacionet Nord Stream, studiuesit thonë se janë të bindur se ka rrjedhur më shumë metan sesa një incident i ngjashëm që ndodhi vitin e kaluar në Gjirin e Meksikës. Në atë kohë, një fabrikë nafte dhe gazi kishte lëshuar 40,000 ton metan në vetëm 17 ditë , një sasi e barabartë me 3% të emetimeve vjetore të Meksikës në një vit.

Observatori i OKB-së për emetimet globale të metanit, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Valencias, vërejnë se rrjedhja këtë herë është edhe më e madhe . Metani, nga i cili përbëhet kryesisht gazi natyror, është një gaz i fuqishëm serrë , 80 herë më potencialisht “i rrezikshëm” për ngrohjen globale sesa dioksidi i karbonit.

Në të njëjtën kohë, studiuesit vazhduan me analizimin e imazheve satelitore dhe zbuluan se më 29 shtator rrezja e rrethit karakteristik të formuar nga gazi i lëshuar është zvogëluar në 500 metra , krahasuar me 700 metra më 26 shtator.

Deri më tani, katër rrjedhje janë zbuluar në dy tubacionet Nord Stream që transportojnë gaz natyror nga Rusia në Evropë. Shumë qeveri kanë folur për sabotimin e tubacioneve. Danimarka ka vlerësuar se tubacionet do të jenë bosh deri të dielën . 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit