-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Shpërthime’ nënujore të regjistruara para rrjedhjeve të gazsjellësit Nord Stream

Kryesoret

Instituti suedez sizmik, kë bërë me dije se ka pasur “shpërthime” nënujore të regjistruara para rrjedhjeve të gazsjellësit Nord Stream.

Dy tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë dhe Evropën janë goditur nga rrjedhje të pashpjegueshme, thanë autoritetet skandinave të martën, duke ngritur dyshime për sabotim.

Tubacionet kanë qenë në qendër të tensioneve gjeopolitike muajt e fundit pasi Rusia ndërpreu furnizimet me gaz në Evropë si hakmarrje e dyshuar kundër sanksioneve perëndimore pas pushtimit të Ukrainës.

Ndërsa tubacionet, të cilat operohen nga një konsorcium me shumicë në pronësi të gjigantit rus të gazit Gazprom, nuk janë aktualisht në funksion, të dy ende përmbajnë gaz, por ndikimi mjedisor dukej i kufizuar deri më tani.

Njëra nga rrjedhjet në Nord Stream 1 ndodhi në zonën ekonomike daneze dhe tjetra në zonën ekonomike suedeze, ndërsa rrjedhja e Nord Stream 2 ishte në zonën ekonomike daneze.

Një rrjedhje u raportua për herë të parë në Nord Stream 2 të hënën.

“Autoritetet tani janë informuar se ka pasur dy rrjedhje të tjera në Nord Stream 1, i cili gjithashtu nuk është në funksion, por përmban gaz”, tha ministri danez i klimës dhe energjisë Dan Jorgensen për AFP në një deklaratë të martën.

“Është shumë herët për të thënë ndonjë gjë për shkaqet e incidenteve”, tha në një deklaratë Ministria Daneze e Klimës, Energjisë dhe Shërbimeve.

Megjithatë, agjencia e energjisë e Danimarkës ka bërë thirrje për “nivele më të larta gatishmërie në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit” në vend, tha Jorgensen.

Rusia tha se ishte “jashtëzakonisht e shqetësuar” për situatën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit