Banesa e Amiljano Çullhajt është djegur mbrëmjen e kësaj të premteje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Allkaj në Lushnje.
Çatia e shtëpisë së tij Banesa ka qenë e lidhur dhe me një banesë tjetër dhe zjarri ka shkaktuar dëme dhe te godina tjetër.
39-vjecari jetonte i vetëm në këtë shtëpi, e cila për shkak të zjarrit tashmë është totalisht e rrënuar. Emiljano ka qenë në kafenenë e fshatit në momentet kur e kanë njoftuar se banesa e tij po digjej
Zjarri dyshohet se ka qenë si shkak i një shkëndije elektrike.