Ditën e shtunë në selinë blu do të zhvillohen zgjedhje për kreun e Forumit Rinor.
Kreu Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke i uruar suksese kandidatëve. Ai thekson se procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për forcën politike ku aderojnë të gjithë.
“Të dashur anëtarë të FRPD, Ditën e nesërme, 1 Tetor 2022, mbahen zgjedhjet për Lidershipin e ri të FRPD në të gjithë Shqipërinë.
Qendrat e votimit janë të ndara sipas degëve të Partisë Demokratike. Orari i votimit do të jete nga ora 08:00 deri në 18:00.
Procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për forcën politike ku të gjithë ne aderojmë. Vota na bashkon të gjithëve dhe e nesërmja do të jetë një ditë bashkimi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD falenderon të gjithë kandidatët dhe iu uron suksese në garën e nesërme!”, shkruan Berisha.