“Shtetet e Bashkuara “kurrë, kurrë, kurrë” nuk do ta njohin përpjekjen e Rusisë për të aneksuar territorin në Ukrainë”, tha presidenti Joe Biden.
Deklaratat e Biden u bënë para fjalimit të ditës së sotme (30 shtator) që pritet të mbajë Vladimir Putin, i cili pritet të deklarojë se katër rajone të Ukrainës po i bashkohen Rusisë.
Kremlini thotë se Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson votuan për t’u bashkuar me Rusinë në referendumet e fundit.
Por Ukraina dhe Perëndimi i kanë hedhur poshtë votat si një mashtrim.
SHBA do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë si rezultat i aneksimit.
“Shtetet e Bashkuara, dua të jem shumë i qartë për këtë, kurrë, kurrë, kurrë nuk do t’i njohin pretendimet e Rusisë për territorin sovran të Ukrainës,” tha Biden.