Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për 7 personat e arrestuar, të cilët akuzohen se kanë krijuar 1.2 miliard lekë fatura fiktive dhe i vodhën shtetit 300 milion lekë.
Kështu, sipas vendimit të Gjykatës, janë lënë në burg shtetasit Amarildo Hasrama, Besim Ruçi dhe Ajet Aluku, pronarë subjektesh, të cilët kanë kryer veprimet në fjalë. Ndërkohë, në arrest shtëpie janë lënë Bledar Gupe dhe Xhersi Sulaj, ndërsa në detyrim paraqitje është lënë Anxhelo Ruçi. Po ashtu, arrest me burg Gjykata dha edhe për Nelit Miholën, i cili është ende në kërkim.
Kujtojmë se personat e arrestuar janë ndaluar, pasi në emër të 13 subjekteve fiktive të cilat ata kishin krijuar, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në, duke i shkaktuar shtetit dëme të konsiderueshme ekonomike.