I gjithë opinioni publik u trondit kur mori vesh emrin e ‘pronares së vërtetë’ të një pasurie marramendëse të vendosur nëpërmjet inceneratorëve.
Bëhet fjalë për Haxhire Gurakuqin, 90-vjeçarja që e gjeti veten pa kuptuar si pronare multimilionere nga afera e inceneratorëve. Por çfarë ka ndodhur gjatë gjithë kësaj kohe me të?
Ajo ndodhet ende në shtëpinë e të moshuarve, me disa brenga brenda saj. Pak para që i kishin dhuruar për operim, banka ia ka bllokuar pasi rezulton debitore ndaj saj. Ajo tregoi se nuk e di kush e implikoi në këtë histori dhe bën thirrje ndaj qeverisë, që t’i japë mbrapsht paratë, pasi ka nevojë urgjente për të operuar sytë.