-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ ‘Shtëpi bari’ në Malësi të Madhe, në pranga një grua, në kërkim burri e vëllai i saj!

Kryesoret

Zbulohet një tjetër shtëpi bari në Malësi të Madhe. Policia e Shkodrës ka mësyrë në ambientet e një magazine, të përshtatura për të kultivuar bimë narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni, ra në pranga pronarja e magazinës. Ndërkohë, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetase tjetër (për shkak të gjendjes shëndetësore).

Sipas policisë, po procedohen edhe 4 punonjës të OSHEE Malësi e Madhe, për shpërdorim detyre. Ndërkohë, njofton se janë sekuestruar 90 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe pajisje të ndryshme elektrike.

‘Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases File Vuksani, 54 vjeçe, banuese në fshatin Jeran, Malësi e Madhe, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të gjendjes shëndetësore, për shtetasen M. V., 43 vjeçe, banuese në fshatin Jeran.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasi Ukë Vuksani, 61 vjeç (bashkëshorti i shtetases F. V.) dhe vëllai i tij, shtetasi Gjovalin Vuksani, 56 vjeç (bashkëshorti i shtetases M. V.), të dy banues në fshatin Jeran, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Këta 4 shtetas dyshohet se kanë bashkëpunuar më njëri-tjetrin, për të kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në një magazinë në pronësi të shtetases së arrestuar F. V., në fshatin Jeran, Malësi e Madhe.’, njofton Policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit