Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike, ndërsa njofton se ka vënë në pranga edhe një 28-vjeçar, të cilit iu sekuestruan në banesë 1088 fara kanabisi.
Sipas Policisë në pranga ka rënë Rinol Kapaj, 28 vjeç, banues në Kashisht, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1088 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
28-vjeçari dyshohet se i siguronte farat narkotike, me qëllim shitjen e tyre. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit R. K., si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.’, njofton Policia e Fierit.