Presidenti Bajram Begaj, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook ka publikuar një video ku tregon pritejn e Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Takimi u fokusua në marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, problematikat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të drejtat e tyre me fokus në gjuhën shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në institucione dhe nevojën e bashkimit të faktorit politik shqiptar kur bëhet fjalë për të mbrojtur çështjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Postimi i Begajt









