Mbrëmjen e djeshme RENEA ishte në Elbasan në një operacion të befasishëm me një listë në dorë për të kapur personazhet që kishte në shënjestër.
Në fokus mësohet se ishin persona që kanë dalë nga dëshmitë e Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë. Por si ishte rezultati?
Nuk dihen ende detaje të tjera nga operacioni. Por nëse do të kishte pasur të arrestuar policia do të kishte vrapuar për të bërë publik rezultatin. Kjo do të thotë se me shumë mundësi mbrëmë ka dalë huq.
“Plumbi i artë” u finalizua pak muaj më parë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Nga 32 urdhër arreste, 14 persona i shpëtuan aksionit të bujshëm.
Mes emrave që kërkohen nga policia, janë edhe i shumëkërkuari Ervis Martinaj që rezulton i zhdukur prej datës 10 gusht, Suel Çela edhe emra të tjerë të njohur të botës së krimit.