-sidi education-spot_img
21 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ky është i riu që sulmoi seksualisht alpinisten mes të rrugës në Pejë/ VIDEO

Kryesoret

Personi që shikoni në foto është i riu, i cili pak ditë më parë, sulmoi seksualisht një vajzë të re në qendër të qytetit të Pejës.

Alpinistja Mrika Nikçi u sulmua seksualisht nga i riu Flori Beqiri, ndërsa momentin e sulmit, ajo e ka publikuar në profilin e saj në Facebook e Instagram. Autori, sipas policisë së Kosovës, është vënë në pranga për ngjarjen e rëndë. Sikurse raportojnë blutë e Pejës, personi në fjalë nuk ka asnjë të kaluar kriminale

Vetë viktima, përbri videos së publikuar, ka shkruar se i dyshuari, të cilit i ka përmendur vetëm inicialet, është anëtar i një familje të njohur në Pejë

“Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht! Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës. Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt. Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mund’, ka shkruar Nikçi.  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit