-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mos prisni mrekulli! Drejtor i ri zakon i vjetër në policinë e shtetit

Kryesoret

Drejtori i ri i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku mori detyrën në shtator me afatin që i la kryeministri Edi Rama 100 ditë për të vendosur rendin dhe sigurinë.

Sapo mori detyrën drejtori i ri bëri një tur në disa qarqe të vendit për të parë gjendjen ku ndodhet struktura dhe për të konstatuar problemet.

Sot firmosi lëvizjet e para. E nisi nga Durrësi. Qark që duket se u bë shkak për largimin e Gledis Nanos pasi u përplas me ministrin e Brendshëm për emrin që duhet të ishte në krye të policisë. Rrumbullaku firmosi; Skënder Hitaj do të jetë drejtori i ri.

E mori nga Dibra për ta çuar në Durrës dhe në vendin e tij dërgoi Dhimitraq Ziun që kishte qenë zv/ drejtor në Durrës.

Bashkë me Neritan Nallbatin i cili u emërua zv.drejtor i policisë së Shtetit në drejtori të Përgjithshme, kjo është lëvizja e tretë që ka bërë Rrumbullaku.

Është dekurajuese si për strukturat por edhe në sytë e opinionit publik, që drejtori i ri ashtu si të tjerët përpara vij po bën vetëm rokadë emrash.

Sa herë emërohet drejtori i ri kemi parë të njëjtin film. Lëvizje drejtorësh, të veriut zbresin në jug dhe të jugut ngjiten në veri.

Në pjesën dërrmuese janë të njëjtat figura që qarkullojnë nga njëri qark në tjetrin duke marrë më pas edhe shpurën e tyre me vete. Dhe në fund në policinë e shtetit nuk ndryshon asgjë.

Emrat që qarkullojnë poshtë e përpjetë nuk kemi parë apo dëgjuar që të mbajnë përgjegjësi për dështimet. Duket se e njëjta histori do të vazhdojë.

Ndryshon drejtori, por jo avazi. A nuk ka policia figura të tjera që mund të promovohen?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit