ODE në KOHËT POST-KOVIDIANE, për atë çka bëmë dhe mundet të bëjmë si MANTELBARDHË, edhe kur ecën jo në unison me politikbërësit demon-kratikas të pas 31 Marsit 1991:
Janë “DEMOS-i” dhe “HISTORIA” ato, të cilat kurdoherë kanë qënë dhe mbeten gjykatësit më të pa-anshëm të kontributit të Punës, të Profesionit dhe të Përkushtimit, ose të PPP-së sonë të jetës si MANTELBARDHË, duke mos ja lënë në dorë këtë gjykim RASTËSORËVE, dhe të PËRKOHSHMËVE, të cilët i ndeshim në udhëzat tona të rrugëtimit jetësor.
41 vitet e këtij kontributi besoj se kanë qënë të mjafta, për të vlersuar atë çka mjeku Tritan Kalo ka dhënë dhe vijon të japë në fushën e PËRKUJDESIT ndaj Shëndetit të Popullit Shqiptar, të këndej dhe të andej Drinit. Si një Profesionist dhe si një Qënie Shoqërore, mua shumë pak më interesojnë subjektivizmat e kujtdo, në lidhje me vlerësimin e “matjes së shkallës dhe të masës” së këtij kontributi.
Nëse do të kisha qënë një puthadorës, freskore, këpucëfshirës ose konformist i qeveriut të rradhës që prej 31.03.1991 e deri më sot, si shumë e shumë nga kolegët e mi, UNË nuk do t’a nisja dhe përfundoja udhën time, në shtigjet plot sfida e të vështira por tejet dobiprurëse të MJEKËSISË, si një MJEK i THJESHTË, një qëndrim që kurrë nuk më ka penguar FATMIRËSISHT të jem kurdoherë, mjaft i respektuar dhe shumë i vlerësuar nga një POPULL i tërë.
Në këto muajt e vitet e fundit të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, krahas përkujdesit direkt dhe indirekt ndaj shumë e shumë të sëmurëve të prekur nga ky virus jetëlëndues dhe jetëmarrës, unë jam përpjekur të INFORMOJ drejt e në kohën e duhur popullin tim dhe autoritetet përgjegjëse për mbarëvajtjen e jetës socio-ekonomiko-politike të vëndit, në lidhje me sfidat e mundshme përgjatë përplasjes me këtë “armik të padukshëm”, sepse dukuritë e INFODEMISË dhe të GJITHOLLOGJISË ishin ndërkohë mjaft dëmprurëse, dezinformuese e jo pak panikndjellëse për popullatën.
SHUMË prej gjykimeve dhe parashikimeve të mia tejet të mirëbazuara shkencërisht përgjatë këtyre Kohëve Kovidiane, krenarisht më kanë vendosur në avangardë të mendimit shkencor kombëtar dhe ndërkombëtar njëkohësisht. Është ky kontribut dhe shumë të tjera para tij në këto 41 vite Pune, Përkushtimi e Përkujdesje ndaj Popullit tim, ato që më bëjnë të qëndroj ballëlart përpara tij.
KURRË MOS PRISNI që t’ju marë politika për dore, e t’ju ngjitë në pjedestalin meritor të kontributit tuaj, nëse ishit, jeni dhe mbeteni antikonformist, dijeshumë, jo gisht lëpirës i “tepsisë korruptive demon-kratike”, dhe aspak shuplakë ngrohës i çdo butaforie që vjen në veshët tuaj, nga ata/ato të cilët e mendojnë veten zotër të ardhmërisë së këtij vëndi.
Të qënurit VETVETJA është jo e lehtë në Shoqërinë tonë DEMON-KRATIKE, por edhe e pamundur jo e jo. Individi i cili punon e kërkon të mbetet i gdhëndur në kujtesën historike të Popullit e të Kombit të tij, DUHET TË JETË NJË SIMBIOZË E PROFESIONISTIT TË PËRKORË si dhe e QËNIES SHOQËRORE, me ndjesira të kurdokohëshme për shqetësimet e përditshmërisë jetësore të popullit të tij.
Dera, zemra dhe mëndja ime kurdoherë kanë qënë dhe do të mbeten të hapura për këdo, i cili e sheh të arsyeshme dhe të nevojëshme të trokasë në to. I LUMI ai/ajo që mbërrin të njohë, si dhe sa duhet mëndjehapurin, zemërbardhin dhe shpinëpapërkulurin Dr. Tritan Kalon. Si për çdo INTELEKTUAL të këtyre Trojeve Arbërore, në çdo dekikë të frymëmarrjes sime qëllimi sublim i të qënurit tim ka qënë dhe kurdoherë do të mbetet lajtmotivi “OMEN est NOMEN” (“Njeriu është emër”).
Together forever!!!