Reperi i njohur rus Ivan Petunin, kreu vetëvrasje në Krasnodar për të shmangur rekrutimin, si pjesë e mobilizimit të pjesshëm të rezervistëve të urdhëruar nga Presidenti Vladimir Putin, raporton The Sun.
Trupi i reperit të njohur me emrin e artit Walkie u gjet pranë një ndërtese shumëkatëshe në rrugën Kongresnaya në Krasnodar. Para se t’i jepte fund jetës, 27-vjeçari postoi një video mesazh në kanalin e tij Telegram ku shpjegoi se kishte vendosur të merrte një hap të tillë pasi nuk ishte gati të “vriste për asnjë lloj ideali”.
Ai ishte i sigurt se, herët a vonë, do të thirrej për luftë.