-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtare, zgjidhet kreu i ri i FRPD-së

Kryesoret

Besart Xhaferri, është zgjedhur kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Ai mori 5256 vota, ndjekur më pas nga Mariglend Doçi me 1292 vota.

Deri më sot FRPD drejtohej nga Belind Këlliçi, ndërsa zgjedhje në këtë strukturë janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 teksa mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kishte përfunduar dy vite më parë.

Ky proces zhvillohet nga PD e Berishës ndërsa një garë tentoi ta hapte dhe Lulzim Basha, por mbeti pezull për shkak të situatës brenda demokratëve.

Në garë për të marrë drejtimin e Forumit Rinor të PD-së ishin 6 emra, Alesia Balliu, Arnold Karriqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besard Xhaferri dhe Mariglend Doçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit