Tre vendet evropiane Gjermania, Danimarka dhe Norvegjia kanë blerë 16 sisteme raketore sllovake.
Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Mbrojtjes gjermane, e cila tha se këto sisteme Zuzana-2 do të dërgohen në Ukrainë. Por dërgesa e tyre pritet të fillojë vitin e ardhshëm.
Këto armë vetëlëvizëse të blinduara , të cilat mund të gjuajnë gjashtë fishekë në minutë dhe kanë një rreze veprimi prej 40 kilometrash, do të prodhohen në Sllovaki dhe do të kushtojnë 92 milionë euro, tha ministria gjermane.