Një tragjedi e paimagjinueshme me të paktën 174 të vdekur ka ndodhur të shtunën në një ndeshje futbolli në Indonezi.
Më konkretisht, pas përfundimit të ndeshjes mes Arema dhe Persebaya për kampionatin kombëtar dhe humbjes së parë me rezultatin 3-2, mijëra tifozë të vendasve pushtuan fushën e “Kanjuruhan Stadium”, ku u përplasën me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës për t’i zmbrapsur.
Për këtë ka reaguar kreu i FIFA-s, i cili është shprehur se bota e futbollit po pëson një gjendje shoku.
Kjo është një ditë e zezë për të gjithë të përfshirët në futboll dhe një tragjedi përtej të kuptuarit. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave që humbën jetën pas këtij incidenti tragjik.
Së bashku me FIFA-n dhe komunitetin global të futbollit, të gjitha mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat, ata që janë lënduar, së bashku me popullin e Republikës së Indonezisë, Konfederatën e Futbollit Aziatik, Shoqatën e Futbollit Indonezian dhe Ligën e Futbollit Indonezian, në këtë kohë të vështirë”, deklaroi presidenti i FIFA-s.