-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në “ethet” e derbit të kryeqytetit, tifozët nisin të mbushin stadiumin

Kryesoret

“Air Albania” mirëpret derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Të dyja skuadrat kërkojnë triumfin, në një ndeshje që vlen shumë më shumë se 3 pikë.

Atmosfera në impianit gjigand duket mjaft e mirë, edhe pse na ndajnë diçka më shumë se 45 minuta nga vërshëllima e arbitrit. Tifozëritë kanë filluar të futen në stadium dhe nuk mungojnë këngët dhe muzika.

Perveç ndeshjes, edhe lojtari i 12-të e ka ndeshjen e vet në tribuna. Spektakli në të tillë derbi është prezent edhe në shkallët e stadiumit, teksa tashmë pas pak radhën do e ketë fusha.

Nderkohë policia ka njoftuar se do të ketë kontrolle të imtësishëm.

Njoftim

Kontrolle të imtësishme për të mos lejuar futjen në stadium të sendeve të forta dhe lëndëve priroteknike gjatë ndeshjes Tirana – Partizani.

Masa edhe për të parandaluar konfliktet ndërmjet dy tifozërive gjatë lëvizjes drejt stadiumit dhe hyrjes për në stadium.

Policia e Shtetit apelon për tifozëritë e dy skuadrave që të zbatojnë rregullat dhe ligjin dhe ju bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë si në ambientet e jashtme të stadiumit, ashtu dhe në ambientet e brendshme, për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e personave që do shkaktojnë trazira apo kryejnë veprime antisportive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit