Tirana është duke fituar derbin me gol të Xhixhës që shënoi në fund të pjesës së parë.
Ndërkohë, mbi dhjetë mijë tifozë po ndjekin derbin e kryeqytetit Partizani- Tirana që po luhet në stadiumin “Air Albania”.
Pjesa e parë ka dhuruar shumë emocione, ndërsa vendimtar ka qenë sistemi VAR. Tirana fitoi një penallti në minutën e 20-të por Xhixha gaboi nga pika e bardhë.
Ndërsa në minutën 40, Tirana mbeti me 10 lojtarë pasi Lulaj doli me karton të kuq. Arbitri nuk e dalloi faullin që shkaktoi Lualaj por ishte var që thirri arbitrin i cili dha goditje dënimi dhe karton të kuq.
Pas pak minutash fillon pjesa e dytë e takimit ku Tirana udhëheq por është me dhjetë lojtarë.