-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Para 155 viteve u publikua vëllimi i parë i “Das Kapital” nga Karl Marks

Kryesoret

Në fund të shtatorit të vitit 1867, filozofi gjerman Karl Marks, publikoi vëllimin e parë të librit “Das Kapital”, i njohur gjithashtu si “Kapitali: Një Kritikë e Ekonomisë Politike”, i cili është pa diskutim një nga librat me më së shumti ndikim gjatë dy shekujve të fundit.

Ndikimi i tij në ngjarjet historike dhe në mendimin e burrave dhe grave ka qenë shumë më i madh se ai i çdo intelektuali tjetër të kohëve moderne.

Ky ndikim erdhi jo vetëm falë magjisë së ideve dhe metodologjisë së tij, megjithëse te dyja ushtrojnë tërheqje të dukshme mbi atë që është pak i prirur të arsyetojë në mënyre rigoroz.

Mirëpo, ndikimi i Marks-it ishte edhe më i drejtpërdrejtë, pasi lloji i diktaturës personale që ai konceptoi për veten e tij, në mënyrë efektive u vu në jetë me pasoja të pallogaritshme për njerëzimin nga pasuesit e tij më të rëndësishëm, Lenini, Stalini dhe Mao Ce Duni.

“Kapitali”, monumenti mbi të cilin është qendërzuar jeta e tij prej studiuesi është një predikim kolosal, shpesh i palidhur, një sulm kundër procesit individual dhe parimit të pronës private.

Kapitalizmi, mendonte ai, funksionon duke shfrytëzuar klasën punëtore, pagat e të cilëve nuk pasqyrojnë vlerën e punës së tyre duke arritur në përfundimin se kapitalizmi.

Ai shkroi “Kapitalin” për t’u dhënë aktivistëve teoritë dhe gjuhën e nevojshme për të kritikuar sistemin shtypës.

Por, vepra e tij përshkruan gjithashtu shoqërinë e re komuniste që filozofi shpresonte se do të ngrihej në vend kapitalizmiz, dhe ajo ndihmoi për të frymëzuar ngritjen e shteteve që formësuan kryesisht historinë moderne të planetit tonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit