-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Regjistrimi i popullsisë/ Basha thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit: Shkoni. Është jetike!

Kryesoret

Ish-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, për të bërë thirrje ndaj të gjithë shqiptarëve të Komunave shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që të shkojnë të regjistrohen në komunat përkatëse. Ai ka bërë thirrje që të bëjnë gjithçka për tu regjistruar, jo vetëm për vete, por edhe për familjarët e tyre.

‘Të dashur motra dhe vëllezër të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, ka nisur regjistrimi i popullsisë dhe kombësisë në komunat tuaja. Sot thirrja ime vëllazërisht është për të gjithë shqiptarët që jetojnë në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që të bëjnë gjithçka për të regjistruar veten e familjarët e tyre.’, thotë Basha.

Sipas ish-kreut të PD, regjistrimi i shqiptarëve është kundërpërgjigja më e mirë për politikat diskriminuese të Beogradit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

‘Regjistrimi juaj është kundërpërgjigja më e mirë për politikat diskriminuese të Beogradit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Përmes regjistrimit tuaj dhe të familjarëve tuaj, ju jepni kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për të ndalur efektet e projektit të spastrimit etnik përmes pasivizimit të adresave. Në këtë mënyrë ju i dëshmoni botës realitetin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, përkundër përpjekjeve të mbrapshta për ta zhbërë atë.’, vijoi Basha.

Sipas Bashës, është e një rëndësie vendimtare dhe përgjegjësi e lartë kombëtare që çdo shqiptar i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që jeton në këto komuna, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut apo diasporë, të bëjë gjithçka për t’u regjistruar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit