-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ato vetëm qahet”, kryebashkiaku: Rusët ikin në luftë për t’ju shmangur grave

Kryesoret

Thirrja e Putinit për mobilizim ka bërë që shumë rusë të braktisin vendin e tyre.

Ndërkohë, për arsyet që çojnë mijëra të rinj në front, është folur për nacionalizëm, atdhedashuri, ose tru shpëlarje, sipas këndit që shihet çështja.

Por asnjë nga këto komente nuk kanë origjinalitetin e deklaratës të kryebashkiakut të qytetit të Vorkutës,  Yaroslav Shaposhnikov.

Nga të paktët perëndimorë që e kanë vizituar, Vorkuta përshkruhet si një ‘ferr në tokë’, kryesisht për të ftohtin dhe për ndotjen 

I intervistuar mbi fenomenin mbi mobilizimin  e rezervistëve në qytetin e tij, kryebashkiaku u shpreh se,  ‘të paktën 10% i atyre që shkojnë vullnetarë e bëjnë për t’iu shmangur gruas. Ato ndoshta janë mësuar së tepërmi me komoditetet e jetës, dhe nuk bëjnë gjë tjetër se të qahen’, deklaroi ai.

Deklaratat bënë xhiron e rrjeteve sociale ruse, duke e kthyer kryebashkiakun e qytezës minerare të harruar në veriun polar, në një subjekt ‘memesh’.

Shaposhnikov i intervistuar më vonë korrigjoi paksa fjalinë, duke thëne se ishin marrë jashtë kontekstit, por shtoi se ai vazhdon të mendojë se gratë janë suport për burrat, dhe duhet ta mbështesin në çdo situatë’.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit