-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ju pata thënë! Hakerat nxorën kartotekën e policisë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se shteti është “zhveshur” me të dhënat e fundit që dolën nga policia e shtetit, sistemi MEMEX. Kjo, tha më tej Berisha përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe dorëzimit të këtij shteti mafioz. Përgjegjësit, shprehet Berisha janë në qeveri.

Me gjithë mohimet e kreut të këtij shteti që funksion si shtet i mafies. Njoftimi i mëparshëm rezulton 100% i vërtetë. Sot nga sistemi MEMEX, që përbën kartotekën e punës 30 vjeçare të policisë së shtetit janë publikuar 105 mijë emra shqiptarësh të dyshuar, hetuar nga policia për krime të llojeve nga më të ndryshmet.

Nga sistemi janë ekspozuar emrat, që të paralajmërohen ata që janë në vëzhgim, janë në hetim. Cdo gjë në këtë shtet të mafies ndodhet në duart e krimit. Shqipëria bëhet vendi më i rrezikshëm. Nga data 15 korrik dhe deri sot nuk është marrë asnjë masë e vetme për mbrojtjen e sistemeve.

Sistemi TIMS është sulmuar nga hakerat qeveritarë për të zhdukur të dhënat e deputetëve me grupet kriminale që janë provë e pakontestueshme e bashkëpunimit të krimit me politikën. Nxjerrja e të dhënave të sistemit MEMEX përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe dorëzimit të këtij shteti mafioz” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit