PD po shkon drejt zgjedhjeve lokale të vitit tjetër e ndarë, ashtu si në 6 marsin e këtij viti. Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha sot se pas takimit me kryetarët e degëve të veriut dje ka nisur puna. Gazetarët e pyetën se cila ishte biseda me Lulzim Bashën, por Alibeaj u shmang.
“Dje takimi ka qenë me kryetarët e degëve të zonës së veriut, këtë javë do të jetë me të jugut. Është momenti tani që të gjitha strukturat e PD-së, jo vetëm grupi, por të gjitha të bëhemi gati për atë që është përballja me procesin zgjedhor lokal” tha ai.
I pyetur nëse do të negociohet me PD-në e Berishës për të dalë me një kandidat, Alibeaj theksoi kujtoi edhe njëherë se çështja e “non gratës” është problemi.
“Kemi detyrimin të kemi një kandidat, por edhe duke përqafuar vlerat më të mira euro-atlantike. Ajo që thash është kjo; armiku kryesor është Edi Rama. Por si mundet? Bazuar në moral, koherencë, kjo është mënyra më e mirë” deklaroi ai.