Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas përgjigjes që Rama i bëri ambasadores Yuri Kim, ku tha se “refuzon gjuhën e përdorur nga diplomatja”, e cila pak ditë më parë u shpreh se “udhëheqësit duhet të zgjedhin kush e ka në dorë vendin, kriminelët apo qytetarët.
Sipas Vasilit, “Rama e ka bërë zgjedhjen e tij dhe ja ka dorëzuar vendin kriminelëve dhe trafikantëve.
“Pyetja e Yuri Kim eshte shume e drejte dhe e vertete! Rama ka te “drejte” qe refuzon pyetjen e Yuri Kimit. Sepse Rama e ka bere me kohe zgjedhjen e tij dhe ja ka dorezuar vendin krimineleve, trafikanteve dhe pastrimit te te gjithe llojeve te parave te pista”, tha Vasili në një reagim në Facebook.