-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunë në protestë? Vasili: Prokuroria vendim skandaloz, pushoi hetimet

Kryesoret

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë për pushimin e hetimeve pas denoncimit që kjo forcë politike bëri për dhunë në protestën që u zhvillua në mars të këtij viti në Tiranë. Ai e cilëson vendimin skandaloz dhe të turpshëm.

“Këtë dhunë të tmerrshme të evidentuar qartë edhe nga mediat shqiptare, prokuroria e Tiranës jo vetëm nuk e heton por e rëndon aq shumë situatën e saj saqe guxon dhe ta mbyllë.

Prokuroria arrin deri aty, saqë këto veprime t’i quajë normale gjithashtu mbyll sytë edhe para individëve të paidentifikuar që ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve duke pasur armë zjarr në brez. Sjellja e prokurorisë është flagrante është në shkelje shumë të rëndë të ligjit, po aq sa policia që ka ushtruar dhunën.

Ndaj, i kërkoj sot publikisht Prokurorit të Përgjithshëm, Kryeprokurorit Tiranës, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të marrin në shqyrtim këtë dosje, të vihen në shërbim të ligjit dhe qyetarëve për të hequr këtë damkë turpi që u vendos mbi prokurorinë duke mbrojtur dhunën kriminale të evidentuar qartë e të konsumuar publikisht” thotë Vasili.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit