Ka zgjatur vetëm disa orë pengmarrja e Indrit Beqirajt në Tiranë. I riu u mor peng mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.
Në momentin që vëllai njoftoi policinë, e cila u vendos në ndjekje të autorëve, pengmarrësit e lëshuan nga makina duke e lënë të lirë.
Por si ndodhi ngjarja?
Indrit Beqiraj ishte duke udhëtuar me një motor së bashku me vëllanë, Gentianin kur një makinë u ka prerë rrugën befasisht. Brenda makinës ndodheshin katër persona.
Vëllezërit Beqiraj janë konfliktuar fizikisht pas sharjeve dhe ofendimeve. Katër personat e rrahën Indrit Beqirajn dhe më pas e morën peng.
Nuk dihet nëse shkak ishte një konflikt i vjetër apo incidenti mbrëmë i prerjes së rrugës.
Një tjetër skenë e njëjtë që përfundoi me pengmarrje me të njëjtin person ka ndodhur edhe në 2013. Indrit Beqiraj është me precedent në trafikun e drogës.
Pas ngjarjes ka qenë vëllai që ka bërë kallëzim në polici. Pas ndjekjes së policisë, pengmarrësit liruan Indrit Beqirajn.