Një farmaci në bulevardin Vlorë-Skelë në lagjen ‘Rinia’ është djegur me lëndë djegëse gjatë natës, rreth orës 02:30 të mëngjesit.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin i cili spërkat me lëndë djegëse dhe më pas i vë flakën pjesës ballore të farmacisë.
Raportohet vetëm për dëme materiale. Resmina Isakaj është pronarja e farmacisë në Vlorë, e cila u dogj gjatë orëve të para të mëngjesit me lëndë djegëse.
Njoftim
‘Më datë 03.10.2022, gjatë natës, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, një subjekt privat “Farmaci”, në administrim të shtetases R. I, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.’- njofton policia.