-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iranianët morën MEMEX? Rama: Ishte fotomontazh

Kryesoret

Ditën e sotme në media kanë qarkulluar disa informacione të cilat dyshohen se kanë rrjedhur nga sistemi MEMEX i policisë, i cili përmban skedat e të shumëkërkuarave.

Për këtë Rama u shpreh se sulme kibernetike ndodhin çdo ditë dhe se ajo që u publikua sot është vetëm një fotomontazh.

Asgjë sensitive nuk është marrë dhe nuk ka asnjë lloj vlere në sensin e sensivitetit. Nuk kemi gjëra me sensivitet të veçantë në strukturën digjitale. Arsyeja tjetër që nuk e ka arritur qëllimin është se ne kemi një nivel të caktuar mbrojtje.

Nuk ka haker që shkon në ujësjellësin e Durrësit për të bllokuar ujin që vjen në çezmën tuaj. Nuk janë ende infrastruktura të digjitalizuara deri në atë nivel. Ne kemi një infrastrukturë kritike që është OST, OSHEE, KESH dhe aty sulmi nuk ka pasur sukses se mbrojtja është ngritur prej kohësh.

Mos bëhemi qesharakë që për çdo gjë që ndodh i japim një unikalitet sikur ndodh këtu. Sulmet kibernetike janë e përditshme,” u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit