-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Numri dy i SHISH: Pas sulmit s’është vetëm Irani, Shqipëria ka armiq të tjerë

Kryesoret

Zëvendës drejtor i SHISH, Oljan Kanushi është shprehur se situata me sulmet iraniane është shqetësuese.

Në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura në Komsionin e Sigurisë, ku deputetët dorëzuan edhe celularët, zëvendës drejtori i SHISH, citohet tu ketë thënë deputetëve se ato informacione të mbledhura për sulmet kibernetike nga agjentët e SHISH, të filtruara në Departamentin e Analizës, i kanë kaluar prokurorisë, e cila ka tashmë një hetim aktiv.

Ai ka shtuar se situata është më e ndërlikuar pasi vendet jo mike me Shqipërinë janë të përfshira.

Deputeti Flamur Noka e la në mes dëgjesën me zyrtarët e SHISH duke u larguar e bërë këtë koment.

“Fakti që janë hakeruar prej 14 muajsh sistemet digjitale të Republikës së Shqipërisë. Hakerat jo vetëm të shtetit Islamik të Iranit, por edhe rus dhe serb të kontrollojnë, sulmojnë e të kenë nën kontroll të dhëna”, tha Flamur Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit