-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Punësimi në sektorin publik/ Berisha: Vendin e ekspertëve e kanë zënë patronazhistët

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ditën e sotme ka mbajtur një takim me të larguarit nga puna ku ka tha se vendin e ekspertëve në administrata e kanë zënë masivisht patronazhistët.

Ai krahasoi edhe administratën e dikurshme me atë që është aktualisht, duke bënë në dukje se numri i të punësoarve është rritur nga 85 mijë në 109 mijë.


Largimet masive nga puna e zyrtarëve të aftë, të përkushtuar, të mirëshkolluar, krijuan mundësi, hapësira që në Shqipëri të rrënohet siguria juridike, të rrënohet rendi, siguria që në Shqipëri me shpejtësi të madhe korrupsioni të shndërrohet në sistem.

Ju ishit njerëz të ligjit dhe në periudhat, në vitet e shërbimit tuaj ndaj vendit, ju i shërbyet ligjit. Sot shërbimi ndaj ligjit dhe qytetarit është zëvendësuar totalisht me shërbimin ndaj partisë, klaneve të krimit, drogës, të korrupsionit.


Me punën tuaj, administrata pothuajse tre herë më e vogël se kjo e sotmja përballoi me sukses të madh, reforma të një rëndësie të jashtëzakonshme. Proceset më serioze të vendit, anëtarësimin në NATO, marrëveshjen e Stablizim-Asociimit, arritjen e statusit të vendit kandidat, liberalizimin e vizave.


Pra unë nuk them që ato ishin vite vrapi, jo, por ishin vite të ecje të pandalshme progresi në rritje.


Nga 85 mijë punonjës që kishte administrata, sot janë rreth 190 mijë. Sot vendin e ekspertit, e punonjësit të përkushtuar, zyrtarit shërbëtor të qytetarëve, masivishit e kanë zënë patronazhistët dhe kjo është një e vërtetë e pamohueshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit