Mbrëmjen e së shtunës, Arbër Hajdari dhe partnerja e tij nga Kosova, Vlera kanë kurorëzuar dashurinë e tyre 5 vjeçare në martesë.
Çifti organizuan një dasmë madhështore me shumë të ftuar, ku padyshim nuk mungonin as personazhe të njohur të ekranit. Këtu mund të përmendim Bora Zemanin, vëllezërit Veshaj, Arbana Osmani me partnerin Eduart Grishaj, Lori Hoxha dhe shumë të tjerë
Të famshmit ishin kombinuar deri në detaj, duke tërhequr vëmendje të madhe me “look-un” e tyre. Më poshtë do t’ju tregojmë disa nga veshjet që spikatën gjatë mbrëmjes spektakolare:
Siç ka treguar Arbri çifti kanë 4 vite së bashku dhe pas dasmës kanë menduar të jetojnë në Tiranë. Patjetër që në rrjet nuk kanë munguar pamje nga dasma.
Çifti ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim në dasma, ka zgjedhur të hy me këngën e Vaçe Zelës.