-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bedri Islami: Ishte vetëm Sigurimi që ndikoi klasën e re politike, apo edhe shërbimet e huaja?

Kryesoret

Në njerën nga mbledhjet e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë do të mund të paraqiten tre variante të së njëjtës ide, që edhe pas 32 viteve, kanë të bëjnë me pastrimin e politikës shqiptare nga pjesë të nomenklaturës së djeshme, të shkallëve sipërore të saj dhe, sidomos nga Sigurimi i Shtetit.

Njëra prej tyre, duke u nisur edhe nga kërkesa apo parashtrimi i Autoritetit të Dosjeve, ndoshta disi e modifikuar, do të jetë nga shumica qeverisëse, së cilës , tani, pas kaq viteve, kur në një pjesë të rëndësishme ka kryer katarsin e saj, në pamjen e parë nuk i prish asgjë; tjetra nga ajo pjesë e opozitës që ende quhet zyrtare dhe ka përkdheljen perëndimore, dhe, në fund, e treta, nga ajo pjesë e opozitës që tani është në zyrat e Shqup-it dhe bën gjithë politikën e saj.

Në propozimin e opozitës së lidhur me Foltoren, ndryshe nga të tjerët, është bërë kujdes që në filtrin e pastrimit, si propozojnë dy palët  e tjera, të mos kalojnë ata figura politike që, përmes strukturave të mëhershme, kanë marrë çertifikatën e tyre të pastërtisë. E gjitha duket se është ngritur për të mbrojtur figurën politike të ish presidentit Metaj, dhe se, pas kësaj nuk është asgjë tjetër.

Kujdesi që ka bërë Foltorja, për të quajtur legjitim komisionet e ngritura më heret dhe verdiktet e dhëna prej tyre, në fakt e rëndojnë edhe më shumë atë çfarë kanë dashur të mbrojnë, por ngrenë edhe pikëpyetjen: a është kjo vetëm për Ilir Metaj, apo, pas kësaj nisme, mund të ketë edhe ruajtjen e emrave të tjerë, aktivë në politikë, në stuktura drejtuese, apo qoftë edhe në parlament, të cilët, edhe pse kanë marrë çertifikatën e pastërtisë, përsëri kanë në jetën e tyre hije që nuk janë shlyer, edhe pse janë bërë manipulime të mëdha?

Politika shqiptare, jo vetëm tani, por në shumë vite, ka qenë nën diktatin e sigurimit të shtetit, por jo vetëm, të tij, edhe nën dikatatin e shërbimeve fqinje, të cilat, edhe pse tani duan të vënë mbi vete petkun e luftës kundër komunizmit, në fakt ishin dhe vazhdojnë të jenë armiqësore ndaj Shqipërisë.

Qindra milionë euro dhe dollarë janë hedhur nga këto shërbime, hidhen edhe sot, jo thjeshtë për destabilizimin e vendit, por edhe krijimin e imazhit të rremë, se e keqja e këtij vendi vjen aktualisht nga Perëndimi, me të cilin duhet të ndahemi, për të gjetur mbështetje te shteti rus, arritja e së cilit kalon përmes tokave dhe politikës sllave serbe.

Në propozimin e bërë nga Foltorja, e cila ka gjithë të drejtën e botës të shtojë apo të largojë gjithfarë nenesh e predispozita, do të mund të ketë strehë edhe më tej, dhe kjo jo rastësisht, edhe për figura të tjera, të cilat, në vite të ndryshme, ose kanë bashkëpunuar me sigurimin e shtetit, ose, edhe më tej, kanë qenë pjesë e shërbimeve sekrete fqinje. Zhdukja e dosjeve të shërbimit serb në Shqipëri është tregues se çfarë force ka pasur ai në strukturat e larta të shtetit shqiptar, ashtu si fshehja e së vërtetës dhe kalimi i filtrit politik të bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit dëshmon se politika ka prishur edhe atë që mund të ishte ndrequr shumë vite më parë.

Loja me nene të veçanta apo përjashtime fsheh të vërteta që një ditë do të jenë të njohura. Nëse zoti Metaj apo dikush tjetër, të paktën, sipas informacioeve të pjessshme,  edhe tri figura të tjera, dyshohet se kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit apo e shërbimit sekret serb, ka gjithë pastërtinë e duhur, për të qenë pjesë e politikës, asgjë nuk i pengon të kërkojnë hapjen e dosjeve të tyre, të bëjnë ballafaqimin e duhur, si gjithë qytetarët e tjerë. Kjo sqaron gjërat, nxjerr përgjegjësitë, zbulon të fshehtat – nëse ata ekzistojnë dhe bën shembullin për të tjerët.

Nëse një njeri, i cili ka bërë një shkelje të zakonshme qytetare në riinë e tij, apo është dëbuar nga nj shtet europerëndimor ku ka kërkuar strehm politik, çka ka ndodhur me shumicën e shqiptarëve, ligji nuk e lejon të jetë deputet apo funksionar i lartë, cili ligj mund të pengoj hapjen e dosjeve, fillimisht të nomenklaturës politike, e më pas, edhe të qytetarëve të tjerë? Përse ka kaq shumë droje nga hapja e tyre? Nëse i ka shërbyer besnikërsht, apo i detyruar shërbimit të sigurimit shqiptar, ka përgjuar dhe përdhosur jetn e të tjerëve, pavarësisht nga dëshira apo nga e keqja, koha ka ardhur që, duke qenë njeri i lirë, të kesh ndëshkimin politik për të mos qenë pjesë ligjbërëse apo në shkallët e larta të ekzekutivit.

E njëjta gjë duhet sanksionuar qartë, shkurt dhe tashmë është koha e fundit që, bashkëpunëtorët e shërbimit të fshehtë serb, grek e maqodonas, të mos jenë as në parlament, as në shkallët e ekzekutivit, dhe as këshilltarë politikë të figurave të larta të shtetit.

E njëjta praktikë, e sanksionuar në ligje të sakta, të thjeshta dhe të kuptueshëm për të gjithë duhet të ndermerret për mos ringritjen e ideve fashiste dhe ultra ekstremiste, që, jo rastësisht,  drejtues të së djathtës, e më shumë nga ata që kalojnë nga e majta në të djathtë, përpiqen të joshin të lëkundurit, atë pjesë të popullsisë që nuk e ka njohur diktatin, dhunën. Pjesë të kësaj poliike gjenden në parlament, herë herë ata e kanë shprehur haptas dëshirën për revansh, rikthimin në vitin 1943 e më pas, por në kahun e kundërt, duke pritur e shpresuar se mund të vijë koha e revanshit të tyre.

Në lëvizjet e shtetit shqiptar, sidomos në shkallën sipërore të tij, ata që kanë drejtuar, të marrosur pas dosjeve, si mjet shantazhi apo pastrimi të politikës, e dinë më mirë se kushdo tjetër se, tërheqja në politikë e kësaj pjese të shtetit, jo një herë dhe jo rastësisht e ka dëmtuar ecurinë, ka krijuar dualitetin dhe , më pas, duplixitetin mes atyre që kurrë nuk i ka brejtur ndërgjegja për të mirën e vendit.

Përmes këtij kontigjenti, që, pas vitit 1991 iu ngjit me shumicë klasës politike, ka ardhur një pjesë e rëndësishme e degradimit të shtetit, në humbjen ebesimit ndaj pushtetit, kushdo që ka qeverisur dhe krjijimin e mjedisit luftarak, kur në parlament “ lufta “ zgjat” disa minuta dhe pastaj vjen paqja e tenderëve dhe konçensioneve.

Një gjë është e saktë: si rrjedhim i afrimit të oligarkisë politike me oligarkinë financiare, të zotërinjve të mëdhenj të shumicës me zotërinjtë e mëdhenj të opozitës , ndërmjet tyre ekziston një marrëveshje e heshtur për të larguar nga mundësia e pushtetit këdo që mendon në mënyrë të rrezikshme dhe nuk bindet, e duke mbajtur të bindurit.

E, askush më i bindur se sa një bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit apo i shërbimit të fshehtë serb a grek, nuk mund të gjendet. Ndaj edhe i mbajnë, ndaj i kanë afruar poste, u kanë zhdukur dosjet, i kanë bërë këshilltarë politikë, i kanë dërguar në Shërbimin Informativ, i kanë bërë ambasadorë dhe diplomatë. I kanë vënë në dshmojnë kundër njëri tjetrit, i kanë bërë hasëm, përgjues, e në fund, puthanakë!

Me të bindurit ata, qeveritarët tanë, qeverisin në paqe./ DITA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit