-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Temperatura të qëndrueshme për këtë javë

Kryesoret

Java e ardhshme në vend do të dominohet nga prania e rrymave ajrore të qëndrueshme.

Këto do të sjellin mot me diell e vranësira kryesisht shtresore të larta.

Karakteristikë do të jetë prania e mjegullinës së mëngjesit në shumë lugina. Ditën e hënë në verilindje e lindje të vendit do të krijohen kushtet për reshje të përkohshme shiu.

Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.

Shqipëria ka një klimë mesdhetare, ku në rajonet e ulëta pothuajse asnjëherë nuk bën ftohtë. Në mënyrë të veçantë bregdeti Jonian shquhet për klimë të butë, ku temperaturat mesatare gjatë dimrit janë në vlerat 8 – 10ºC.

Në Tiranë dhe në pjesët e tjera të qyteteve fushore në disa raste temperaturat mund të zbresin nën zero, por ky fakt ndodh zakonisht gjatë orëve të natës.

Është e rrallë që akulli dhe bora të zgjasin më tepër se një ditë. Gjithsesi gjatë stinës së dimrit shirat janë të zakonshëm dhe në disa raste mjaft të dendura.

Në shumicën e vendit një pjesë e rreshjeve ndodh edhe gjatë vjeshtës së vonë dhe në prag të pranverës.

Këto të fundit me perjashtim të maleve janë mjaft të rralla gjatë stinës së verës. Në rajonet malore dëbora mund të bjerë nga nëntori në mars dhe në disa zona dimri mund të jetë edhe më i ashpër. Qytetet malore si Kukësi, Korça dhe Peshkopia shquhen për kohë të ftohtë gjatë kësaj periudhe të vitit. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit