-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Dëmtim i frikshëm, futbollisti paloset pa ndjenja në tokë pas përplasjes me murin

Kryesoret

Ndeshja mes Çemi Lajpcig dhe Çemnitzer në kategorinë e katërt të futbollit gjerman ka parë një episod horror që për fat të mirë është mbyllur pa pasoja shumë të rënda. Futbollisti Denis Japel ka mbetur pa ndjenja në tokë pas një përplasje me murin rrethues.

Në minutën e 26 të ndeshjes, ai po ndiqte topin që shkoi në fundore dhe doli nga fusha, duke rrëshqitur në pjesën e betonit jashtë saj duke u përplasur me kokë në mur. Ai mbeti pa ndjenja pasi ra menjëherë në tokë, duke alarmuar të gjithë të pranishmit.

Pas pak çastesh dhe ndërhyrjes së shokëve të skuadrës dhe mjekëve, ai ia doli të çohej në këmbë dhe të largohej vetë nga fusha, duke shkuar në spital. Sipas informacioneve që dha klubi, ai kishte pësuar vetëm një traumë të lehtë por kishte nevojë për pushim për të rikuperuar nga ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit