-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fitoi zgjedhjet në Bullgari, por Borissov refuzoi çdo post politik

Kryesoret

Ish-kryeministri bullgar, Boyko Borissov, partia e së cilit, GERB, ka dalë e para në zgjedhjet e fundit, ftoi kundërshtarët e tij politikë për bisedime për formimin e Qeverisë së re.

Rezultatet e zgjedhjeve të së dielës tregojnë se partia e qendrës së djathtë, GERB, ka siguruar 25.4 për qind të votave, duke fituar 5 pikë të përqindjes më shumë sesa partia reformatore. Pesë parti të tjera po ashtu kanë kaluar pragun prej 4 për qind për të fituar mandate në Parlamentin prej 240 ulësesh.

Borissov ka udhëhequr tri qeveri në periudhën 2009-2021. Reputacioni i tij u dëmtua nga pretendimet për korrupsion, lidhje me oligarkët dhe shtypjen e lirisë së mediave. Këto pretendime nxitën protesta në Bullgari.

Duke folur me gazetarët në selinë e partisë së tij, Borissov tha se ai nuk dëshiron të bëhet kryeministër, as ministër apo deputet i parlamentit.

“Tani nuk është koha e duhur për dominim, por për arritjen e unitetit”, tha Borissov, duke shtuar se rreth 80 për qind e bullgarëve dëshirojnë që të formohet një Qeveri e re dhe jo të mbahen sërish zgjedhjet.

Ai propozoi që ekspertët partiakë të gjejnë gjuhë të përbashkët midis partnerëve të mundshëm të koalicionit për çështjet kryesore të politikës së jashtme dhe të brendshme./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit