Një sasi prej 30 kilogramësh kanabis është kapur në një magazinë në Krujë.
Lënda narkotike ndodhej në magazinën e shtetasit Elgon Martini.
Sipas informacioneve mësohet se sasia e lëndës narkotike ka qenë në proces tharjeje, ndërsa një pjesë e saj ishte ndarë në doza gati për shitje.
Pas konstatimit të drogës, policia bëri të mundur arrestimin e Martinit, ndaj të cilit rëndon akuza e prodhimit dhe shitjeve të lëndëve narkotike.